Basha mbledh Kuvendin, ‘braktiset’ nga deputetët

Janë parashikuar ndryshimet në statut dhe struktura

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Për herë të parë që nga 18 Dhjetori i vitit 2021, Lulzim Basha vendosi të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike që drejtohet prej tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ky Kuvend ka rreth 7 mijë anëtarë ose delegatë, por siç ndodhi me Këshillin Kombëtar, shumë deputetë e kanë braktisur këtë Kuvend dhe i janë drejtuar grupimit të Sali Berishës, ose kanë preferuar të mos jenë pjesë e asnjërit prej grupimeve.

Kështu ka raportuar gazetari i Klan News Enkel Xhangoli. “Do të mbetet për t’u parë se si do i zëvendësojë delegatët“, raporton Xhangoli.

Ende nuk dihet sa delegatë do jenë fiks në numër sot te Kuvendi që është thirrur te Pallati i Sporteve, megjithatë situata nuk duket shumë optimiste për Bashën.

Kujtojmë se tashmë që në Maj të këtij viti kur edhe Gazment Bardhi i doli kundër Bashës, duket sikur PD është ndarë në 3 pjesë.

Bardhi deklaroi dhe ditën e djeshme se nuk e njeh Bashën për kryetar dhe theksoi se më datë 2 Shtator nuk ka Kuvend Kombëtar të PD-së pasi nuk e njeh statuti./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share