close
EkonomiTop Lajme

BASHKËPUNIMI RAJONAL – PROBLEM INFRASTRUKTURA

Screenshot_6

Bashkëpunim tregtar midis odave të RMV-së, Kosovës dhe Shqipërisë


Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë mbajtur në Shkup forumin ekonomik “Regional B2B” i organizuar nga Odat ekonomike në Kosove dhe RMV si dhe nga Dhoma e tregtisë në Tiranë.

Kryeministri Zoran Zaev ka vlerësuar se potenciali i bashkëpunimit mes afaristëve nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Shqipëria është i madh, ku numrat e shkëmbimit tregtar janë në rritje, kurse për rezultate më të mira, qeveritë e vendeve përkatëse, siç tha, duhet të fokusohen që të ndërtojnë infrastrukturë më të mirë dhe t’i përmirësojnë procedurat administrative.

Ministri Bekteshi inkurajoi bizneset për investime dhe bashkëpunim sepse me miratimin e ri te ligjit për investime krijohet klimë e përshtatshme për bizneset.

Qëndrueshmëria e tregjeve kërkon stabilitet ekonomik dhe investim të infrastrukturës. Sipas Kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Nebi Hoxha përpjekjet e vendit për bashkëpunim biznesor kanë ngecje për shkak të autostradës Shkup- Bllacë.

Infrastruktura edhe mëtej mbetet problemi kyç për bashkëpunim më të madh mes biznismenëve nga vendi, Kosova e Shqipëria. Ata sot në takimin e Shkupit kanë kërkuar nga politikanët që të përshpejtojnë projektet infrastrukturore dhe t’i zvogëlojnë procedurat për qarkullim më të shpejtë të mallrave, që do të rezultonte me bashkëpunim dhe shkëmbim më të madh tregtar. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia