close
Vendi

BASHKËSIA ENERGJETIKE SHËNON PËRPARIM TË VOGËL NË BALLKANIN PERËNDIMOR

191AFCAB-11BB-4D72-AA97-EF459D2EEA00

Shtetet e Ballkanit perëndimor, sipas raportit vjetor të Bashkësisë energjetike, organi rregullator i BE-së për energjetikë, kanë arritur përparim në vitin 2019, që mund të ilustrohet me ngritje prej 48% deri në 53% në raport me zbatimin e rregullores evropiane në këtë fushë. Prioriteti kryesor i rajonit është ulja e shfrytëzimit të lëndëve djegëse fosile dhe ato të zëvëndësohen me burime të pastra dhe të rinovueshme të energjisë.

Këshilli i vendeve të zhvilluara evropiane u ka dërguar mesazh vendeve fqinje jugore nga Ballkani perëndimor për ndryshim sa më gjithëpërfshirës të praktikës dhe mentalitetit për shfrytëzim të energjisë së pastër në vend të lëndëve djegëse fosile që shkaktojnë ndotje. Që të sillen në mënyrë sa më ekologjike, në pajtueshmëri me praktikën dhe rregulloren evropiane, ambasadori i Norvegjisë në Serbi, gjatë forumit  të sotëm energjetik online propozoi.

EUGEN G’JELSHTAD, AMBASADOR I NORVEGJISË, BEOGRAD 

“Dhënia e mbështetjes për inovacione në drejtim të uljes së lëshimit të dioksidit të karbonit dhe gazrave të  tjerë. Përmirësim i shfrytëzimit të resurseve ekologjike. Përmirësim dhe ngritje e sistemeve të riciklimit, shfrytëzim dinamik, përkatësisht dhënia e stimulimeve për prodhuesit që janë ekologjikë, me tarifa të larta për ndotësit më të mëdhenj. E pesta, ngritje e vetëdijes publike në vendet e Ballkanit perëndimot për sfidat e natyrës ekologjike.”

 Bashkësia energjetike, organ rregullator i BE-së në këtë fushë, në raportin e saj ëpr vitin 2019, vlerëson se vendet e Ballkanit perëndimor kana arritur përparim në raport me reformat energjetike të orientuara në treg, por se nuk përparojnë të gjitha me hapin e njëjtë. Kur bëhet fjalë për zbatim të rregullores së BE-së, më lart është Mali i Zi, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë më poshtë. Raporti vjetor shënon se Kosoa dhe Shqipëria kanë shënuar përparim, ndërsa shkelësi më i madh është Bosnja e Hercegovina. Megjithatë shefi i Bashkësisë energjetike është optimist.

GRAFIKA, JANEZ KOPAÇ, DREJTORI I BASHKËSISË ENERGJETIKE 

“Edhe pse ka dyshume se duhet të bëhet më shumë në fushën e uljes së lëshimit të gazrave të dëmshëm, efikasitetit energjetik, burimet e qëndrueshme të rinovueshme dhe integrimi i vërtetë në treg, që Bashkësia energjetike të ketë sukses në tranzicionin drejt energjisë së pastër, megjithatë gotën e shoh si gjysmë të mbushur.”

Gjatë Forumit të sotëm energjetik onlinë që u mbajt në Shkup, me mbështetje të ambasadës së SHBA-ve, kryeministri Zoran Zaev theksoi se vendi me disa projekte ka ndërmarrë hapa për lënien e lëndëve djegëse fosile, duke e numëruar edhe qëllimin që vendi të kyçet në terminalin për gaz të lëngshëm afër qytetit Aleksandropolis në Greqi, duke investuar në sisteme fotovoltaike dhe mullinj me erë dhe duke u kyçur në interkonektorin për gaz me Greqinë. Projekte të ngjajshme, sipas Zaevit, janë të mundura edhe me vendet tjera fqinje, me qëllim që në rajon të ulen emetimet e gazrave të dëmshëm. Bashkësia energjetike vlerëson se është alarmante që në Kosovë për të dytin vit me rradhë nuk respektohen nivelet e vlerave të lëshimit të oksideve të azotit, dioksidit të sulfurit dhe pluhurit, si dhe faktit që në Bosnjë e Hercëgovinë ende ekzistojnë subvencione për karbon, që llogariten si joligjore. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia