close
Sport

BASKETBOLL: BARCELONA NUK I NDAHET KREUT TË EUROLIGËS

Euroliga basket

Dy skuadrat spanjolle Barcelona dhe Real Madrid kryesojnë renditjen tabelore në Euroligën e basketbollit pas 16 xhirove të zhvilluara deri më sot.

Barcelona me fitoren kundër Panathinaikos me rezultatin 85-82 ka regjistruar  fitoren e 14 nga  gjithsejt 16 ndeshje të zhvilluara në edicionin 2021/2022 në Euroligën e basketbollit

Fitore jashtë fushës së vet ka shënuar edhe skuadra  tjetër  spanjolle Real Madridi kundër italianëve të Armani Milano me rezultatin 75-73, në një ndeshje dramatike deri në fund.

Fitore ka shënuar edhe Olympiacos që aktualisht mbanë pozitën e tretë në renditje ndaj Villeurbanne, me rezultatin e thell 89-54.

Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara  në Euriligën e baskletbollit, tabelën e kryeson Barcelona me 14 fitore dhe vetëm dy humbje, e ndjekur nga Real Madridi që ka 13 fitore e 3 humbje, ndërsa në pozitën e tretë është Olympikasi që ka 11 fitore e pesë disfata. Dy vendet e fundit janë të rezervuara për Panathinaikos që ka katër fitore e 12 humbje dhe Zhalgiris Kaunas me 3 fitore e 13 humbje.

 EUROLEAGUE – RAUNDI I 16-TË

Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 75-53

Panathinaikos – Barcelona, 82-85

Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes, 78-92

Armani Milano – Real Madrid, 73-75

Unics Kazan – Zalgiris Kaunas, 66-53

Alba Berlin – CSKA Moskë, 90-93

Monaco – Zenit st.Petersburg, 74-85  / KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia