close
Sport

BASKETBOLL: BARCELONA UDHËHEQ E VETME EUROLIGËN

EUROLIGA E BASKETBOLLIT

ZALGIRIS KAUNAS SKUADRA E VETME QË NUK E KA SHIJUAR FITOREN

Shtatë fitore të skuadrave  vendase dhe vetë  dy  të atyre   mysafire është epilogu i randit të gjashtë në Euroligën e basketbollitGarat në Euroligën e basketbollit kanë vazhduar me ndeshjet e raundit të gjashtë. Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara është skuardra e Barcelonës e vetmja që ka të fituara pikët mksimale. Në ndeshjen e gjashtë Barcelona në transfertë mundi skuadrën Turke, Fenerbahçe me rezultatin 76:734

Nga ana  tjetër  në javën e  gjashtë të turneut   humbjen e pare e pësoi  skuadra  italiane i Armani Milano, që u mund 83-77 nga Bayern Mynih.  Fitore të rëndësishme në transfertë ka shënuar edhe  skuadra  tjetë spanjolle  Real Madridi  që mundi në Rusi  ekipin Zenit st.Petersburg  me rezultatin 75-58 .

Zalgiris Kaunas e Lituanisë është skuadra e vetme  që  në sezonin e ri 2021/2022, nuk ka  shijuar  fitoreSkuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas është e vetmja deri më tani që nuk ka asnjë fitore në këtë edicion të Euroleague. Lituanezë në raundin e gjashtë humbën nga  Makabi në Tel Aviv me rezultatin 76-62. Rezultate zhgënjyese në këtë edicion ka edhe ekipi kampion në fuqi, Anadolu Efes, me vetëm 1 fitore. Skuadra turke u mundë sërish, këtë herë 95-69 nga Panathinaikos. Pas gjashtë ndeshjeve  të zhvilluara tabelën e kryeson Barcelona me pike maksimale e ndjekur nga Armani Milano dhe Real Madridi

 

EUROLEAGUE – RAUNDI I GJASHTË

Monaco – Crvena Zvezda, 70-62

Fenerbahce – Barcelona, 74-76

Olympiacos – Alba Berlin, 87-83

Maccabi Tel Aviv – Zalgiris Kaunas, 76-62

Bayern Mynih – Armani Milano, 83-77

Unicas Kazan – Baskonia Gasteiz, 83-69

Zenit st.Petersburg – Real Madrid, 58-75

Villeurbanne – CSKA Moskë, 70-68

Panathinaikos – Anadolu Efes, 95-69 / KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia