close
Sport

BASKETBOLL: CSKA MOSKA KAMPION I EUROPËS

CSKA MOSKË Euroliga

Në finale CSKA Moskë – Anadolu Efes 91-83


Skuadra ruse e basketbollit CSKA Moskë u shpall kampione e Europës për meshkuj, pas fitores ndaj ekipit turk Anadolu Efes me rezultatin 91-83, në finalen e Euroleagës që u zhvillua në Spanjë.

Vendimtare në minutat e fundit të ndeshjes, me rusët që u treguan më të saktë dhe e merituan fitoren. Basketbollisti më i mirë në këtë finale të madhe u shpall Will Clyburn, i  cili shënoi 20 pikë.

20 pikë për skuadrën ruse realizoi edhe Higgins dhe De Colo 15 pikë. Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Shane Larkin e Anadolu Efes, me 29 pikë. Në ndeshjen për vendin e tretë Real Madridi mundi Fenerbahçen me rezultatin 94-75. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia