close
Sport

Basketboll: KB ”ÇAIRI 2030” siguroi kualifikim në superligë

KB-Cair-2003

RAMADANI: EKIPA E PARË SHQIPTARE QË JEMI KUALIFIKUAR ME MERITË

Vetëm shtatë vite pas themelimit të vetë, dhe tre sezone garimi në Ligën e dytë, klubi i basketbollit “Çairi 2030” ka siguruar kualifikim në Superligë edhe pse në ndeshjen e fundit të play off-it në ndeshjen kundër KB Strumica e cila gjithashtu ka siguruar kualifikim në Superligë, do të lujanë për titullin kampion pë sezonin 2021/2022, raporton KlanMacedonia.

Me fitoren kundër Vardarit në javën e parafundit të play off-it në kampionatin e ligës e dytë, Klubi i Basketbollit “Çairi 2030”, realizoi synimet dhe u kualifikua në Superligën e Basketbollit vendor.

“Sivjet kemi qenë dominant në Superligë, do të thotë kemi vetëm dy humbje nëse e shihni edhe tabelën, jemi përqëndru në rosterin ma të fortë, jemi organizu më mirë, aspekti financiar ka qenë tepër më i mirë se sa vjet, kemi bë organizimin e mirë edhe si klub edhe si udhëheqësi, edhe si staf edhe si gjithëçka, mendoj se me plotë meritë kemi mbri një pozitë, ekipa e parë shqiptare që jemi kualifikuar me meritë, vendin e parë e kemi marrë, jemi kualifikuar me meritë në superligë”. – tha Erhan Ramadani, trajner i KB ”ÇAIRI 2030”

Sipas trajnerit Ramadani qëllimi i themelimit të kësaj skuadre ishte dhe mbetet promovimi i talentëve shqiptar.

“Fillimisht unë e potencoj çdo kund, qëllimi kryesor që e kemi hap klubin tonë ka qenë promovimi i basketbollistëve shqiptar, atë e kemi si qëllim parësor do me thënë, dhe mendoj se vetëm ashtu mundemi të shkojmë përpara, basketbollistët shqiptarë të kenë një vend ku ta tregojnë veten, ne do t’iu përmbahemi këtyre premtimeve që i kemi dhënë” – deklaroi Erhan Ramadani

Klubi i basketbollit “Çairi 2030” në ndeshjen e fundit të pley off-it ku edhe do të mësohet ekipi kampion i Ligës së dytë do të përballen me ekipin e Strumicës. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën në sallën sportive “Kale” në Shkup. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia