close
Sport

BASKETBOLL: COVID-19 PREK EDHE EUROLIGËN

Armani Milano

ANULLOHET SFIDA ZALGIRIS KAUNAS – ARMANI MILANO


 

Ndeshja mes lituanezëve të Zalgiris Kaunas dhe italianëve të Armani Milano  e caktuar për 22 dhjetor, në kaudër të  javës së 17-të  të Euroligës është anulluar. Shkak është bërë infektimi me koronavirus i 6 basketbollistëve të ekipit italian. Kjo është sfida e parë e këtij sezoni që anullohet për shkak të Covid-19.

Skuadra kampione e Italisë, aktualisht e renditur e katërta në Euroleagën e basketbollit me 10 fitore, 6 humbje, nuk është nisur për në Lituani dhe ka informuar  organiozatorët e këtij eventi për këtë situatë. Mësohet se e gjithë skuadra e Armani Milano është në karantinë, duke respektuar protokollin anti-Covid.

Konfirmohet gjithashtu se edhe dy basketbollistë të skuadrës së Real Madrid janë infektuar me Covid-19 dhe kanë hyrë në karantinë. Gjithsesi, ndeshja e ekipit madrilen ndaj rusëve të CSKA Moskë për momentin nuk është anulluar dhe do të luhet normalisht më 22 dhjetor./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia