close
Sport

BASKETBOLL: MËSOHEN GJYSMËFINALISTËT NË “KINA 2019”

Botrori basket

Në ½ finale: Argjentina – Franca dhe Spanja-Australia


Përfaqësuesja e SHBA-ve është eliminuar në çerekfinale të kampionatit botëror të Basketbollit që mbahet. Franca pas eliminimit të Serbisë bëri edhe befasinë e radhës duke e eliminuar edhe favoritin numër një ekipin e SHBA-ve me rezultatin 89-79.

Më efikas në ekipin e Francës ishte Furnie me 22 pikë, Gober 21 dhe De Kol 18 pikë, ndërsa më efikas në ekipin e SHBA-ve, ishte Miçel me 29  pikë.  Në gjysnmëfinale Franca do të përballet me Argjentinën e cila mbrëmë e mundi Serbinë me rezultatin 97-87.

Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe përfaqësuesja e Spanjës pas fitores kundër Polonisë me rezultatin 90-78.

Kundërshtari i Spanjës në gjysmëfinale është Australia e cila në çerekfinale mundi Çekinë me rezultatin 82-70.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të premten, ndërsa finalja të dielën. Botërori “Kina 2019”, filloi më 31 gusht dhe do të përfundojë më 15 shtator. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia