close
Sport

BASKETBOLL: PENZA KRYESON LIGËN UNIKE PËR FEMRA

LIga Unike femrat

FLAMURTARI DHE PRISHTINA NDAJN POZITËN E DYTË


Liga Unike e basketbollit për femra vazhdon zhvillimin e saj sipas itenerarit të caktuar, kështuqë mbrëmë janë luajtur   ndeshjet e raundit të katërt.

 

Skuadra e Bashkimit ka pësuar disfatë para tifozëve të vet në Prizren, në sfidën kundër Flamurtarit të Vlorës 60-78. Vlonjatët janë skuadra e vetme nga Shqipëria që kanë shënuar  ndaj  ekipeve  kosovare, ndërsa fitorja e tretë në edicionin e parë të Ligës Unike të basketbollit për femra. Në krye të renditjes me 8 pikë të plota është Penza, që fitoi 96-82 ndaj Tiranës në kryeqytet. Në ndeshjen tjeter të Ligës Unike, ekipi i Prishtinës triumfoi me lehtësi ndaj Partizanit me rezultatin 95-62, duke ndarë vendin e dytë me vlonjatet. Fitore në transfertë ka shënuar ekipi i Pejës, Penza në përballjen me Tiranën 96-82.

Rezultatet e raundit të katërt: Prishtina – Partizani, 95-62, Tirana – Penza, 82-96  dhe Bashkimi – Flamurtari, 60-78

Tabela: Penza 8 pikë, Prishtina 7 pikë, Flamurtari 7 pikë, Bashkimi 6 pikë, Tirana 4 pikë, Partizani 4 pikë. /KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia