close
RajoniSport

BASKETBOLL: ZHVILLOHET RAUNDI TRETË I LIGËS UNIKE

LIGA UNIKE

SOT TAKOHEN: BASHKIMI – PRISHTINA DHE FLAMURTARI – TIRANA

 

 

Sot dhe nesër në program janë  ndeshjet e xhiros së tretë e Ligës Unike të basketbollit në  konkurrencën e femrave.

Sot në Prizren do të përballen  Bashkimi dhe Prishtina  dy ekipe  të cilat  para  katër ditëve ishin ndeshur në Superligën e Kosovës, ku fitore shënuan vashat prishtinase me rezultatin 70:90.  Skuadra e Bashkimit të Prizrenit  në Ligën Unike, kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse skuadra e Prishtinës ka  një fitore dhe një humbje.

Takim shumë interesant pritet  në sfidën mes Flamurtarit të Vlorës dhe Tiranës, dy skuadra me rivalitet në Shqipëri. Skuadra Vlonjate ka një fitore dhe një humbje, kurse ajo Tiranase dy humbje.

Ndeshja e tretë në program është të enjten ndërsa do të takohen kampioni I Kosovës, Penza dhe Partizani. Vashat pejane kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse ajo nga Tirana, dy humbje në dy ndeshje.

 

Liga Unike e Femrave – Java e tretë

17:00 Bashkimi – Prishtina

17:00 Flamurtari – Tirana

E enjte

17:00 Penza – Partizani / KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia