close
Top LajmeVendi

BB: Rritja ekonomike në RMV deri në 2.7%

The-World-Bank

NIVELI PARAPANDEMIK I BPV-së PRITET KA MESI I VITIT

Rritja ekonomike e vendit në vitin 2022 pritet të ngadalësohet deri në 2.7% ku Bruto Prodhimi Real deri në mesin e vitit do ta arrijë nivelin para pandemisë – vlerëson Banka Botërore në Raportin Ekonomik të rregullt gjysmëvjetor për vendet e Ballkanitt Perëndimor.

Skenari bazë I Bankës Botërore, bazohet në parashikimet se faza akute e krizës do të amortizohet në kuartalin e dytë të vitit 2022, madje edhe nëse efektet e sanksione për shkak të luftës në Ukrainë vazhdojnë edhe gjatë vitit 2022, por edhe 2023.

BANKA BOTËRORE

“Sektori Energjetik, bujqësia dhe industria automobilistike do të jenë më të goditura nga sektorët tjerë. Nëse prolongohet lufta në Ukrainë, në mënyrë plotësuese do të ulen kërkesat nga jashtë, do të rriten çmimet e mallrave kyçe, do të pengohet mobiliteti dhe do të anulohen investimet”

Banka Botërore pret që deficiti fiskal në vend të mbetet në nivelin e lartë edhe në vitin 2022, konform mbështetjes së vazhdueshme të firmave dhe amvisërive për amortizimin e ndikimit nga kriza energjetika dhe kriza e luftës në Ukrainë.

Në Raport theksohet se cënimet që lidhen me shokun afatgjatë të pandemisë, lufta në Ukrainë, ndërprerjet në zinxhirin e furnizimeve, presionet në rritje për pagën minimale që rrisin presionet tjera inflatore, situata politike duke llogaritur edhe situatën e paralizuar të Parlamentit vazhdojnë ta vështirësojnë perspektivën e vendit. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia