close
Vendi

BDI: FORMOHET GRUPI I PUNËS PËR IMPLEMENTIMIN E 2 QESHORIT

no thumb

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) formoi grup pune i cili do të angazhohet në implementimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja për dalje nga kriza politike e nënshkruar më 2 Qershor në mes të liderëve të katër partive më të mëdha politike në vend.

Sipas njoftimit të kësaj partie, grupi i punës është në përbërje: Fatmir Besimi –koordinator, Musa Xhaferi, Talat Xhaferi, Abdilaqim Ademi, Bujar Osmani, Artan Grubi.

Siç bëhet e ditur nga Kumtesa e BDI-së, ky grup i punës, do të angazhojë edhe ekspertë të tjerë varësisht nga temat që do të jenë pjesë e bisedimeve ndërpartiake.

“Bashkimi Demokratik për Integrim, poashtu fiton të gjitha subjektet nënshkruese të marrëveshjes të përkushtohen maksimalisht në implementimin e detyrimeve që dalin nga ajo me qëllim të rikthimit të stabilitetit politik dhe fokusimit në rrugën e integrimeve që do të sigurojë një jetë më të mirë për qytetarët”, thuhet në komunikatën e sotme të BDI-së.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia