close
Të ndryshmeTop LajmeVendi

BDI I PËRGJIGJET MICKOSKIT: KRYEMINISTRIN SHQIPTAR E PROPOZON ALI AHMETI

1024px-Bashkimi_Demokratik_për_Integrim.svg

Propozimi i Mickoskit që Afrim Gashi të jetë mandatari i ri, hidhet poshtë nga BDI-ja. Nga atje thonë se Mickoski mund të propozojë shqiptar për mandatar nëse i fiton zgjedhjet dhe e merr mandatit. “Kur VMRO DPMNE te marrin mandatin, ne rast se i fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare , pse jo, le te propozojnë shqiptar për mandatar te Qeverisë së re dhe ne do e mbështesim. Ne rastin aktual, bëhet fjalë për marrëveshje koalicioni midis BDI dhe LSDM për 100 ditëshin e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve ku taksativisht thuhet që kandidati për Kryeministër do të propozohet nga BDI, gjegjësisht nga z. Ali Ahmeti.”/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia