close
Top LajmeVendi

BDI: ZYRTARIZOHEN KANDIDATËT PËR KRYETAR KOMUNASH

EEFF1B28-B99A-45FF-B360-14CD49802E77

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mblodhi sot Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Gostivarit.

Gjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti ka bërë një përmbledhje të vitit të
kaluar nga aspekti i zhvillimeve politike aktuale në vend dhe në rajon.
Fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale padyshim se do të vijon kujdesin edhe më të madh për ambientin jetësor,mirëmbajtje të rregulltë të infrastrukturës rrugore, rrjet të rregulluar të ujësjellësit dhe të kanalizimit, infrastrukturë bashkëkohore sportive dhe rekreative, shkolla të mirëmbajtura dhe të renovuara rregullisht.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me propozim të
kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm
unanimisht zgjodhën listën e kandidatëve për kryetar të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Lista e kandidatëve:

Ejup Abazi – Studeniçan
Suat Shaqiri – Çashkë
Hekuran Duka – Dibër
Erkan Arifi – Likovë
Nebi Rexhepi – Vrapçisht
Ramiz Merko – Strugë
Fatmir Izairi – Zhelinë
Besnik Emshiu – Bogovinë
Nuhi Neziri – Tearcë
Ali Jaoski – Pllasnicë
Arkin Jahii – Brvenicë
Blerim Bexheti – Saraj
Visar Ganiu – Çair
Fatmir Dehari – Kërçovë
Nevzat Bejta – Gostivar
Teuta Arifi – Tetovë
Ridvan Ibrahimi – Haraçinë

Kandidati për komunën Dollnen do të përcaktohet në ditët në vijim nga z. Ali Ahmeti.
Ndërsa bartës për listën e këshilltarëve në qytetin e Shkupit është
përcaktuar, Adrian Muça. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia