close
Vendi

BE: 14.2 MILIARDË EURO PËR VENDET E ZGJERIMIT

BBD81CDA-E3D0-4FED-928C-99F23D5490DD

Bashkimi Evropian ka ndezur dritën jeshile për shtetet që janë në proces zgjerimi, përfshi edhe Ballkanin Perëndimor, duke akorduar 14.2 miliardë Euro si ndihmë financiare, e vlefshme për periudhën 2021-2027.

Pjesë e përfitimit do të jetë edhe Shqipëria, krahas vendeve si Bosnjë-Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se shuma e akorduar do të shkojë për vijueshmërinë e reformave themelore, kryesisht ato të sundimit të ligjit, institucioneve demokratike, reformës në administratën publike, si dhe zhvillimin ekonomik./Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia