close
BotaEkonomi

BE bie dakord për rritjen e pagës minimale

Screenshot_1-18

Marrëveshja nuk do të jetë e detyrueshme për vendet anëtare të bllokut

Pas një debati të gjatë, vendet e BE-së kanë arritur kompromisin që  në të ardhmen brenda unionit të ketë standarde për pagat minimale. Megjithatë, vendet e BE-së ku paga minimale mbrohet me marrëveshje kolektive nuk do të jenë të detyruara ta vendosin atë.

Sipas marrëveshjes, shtetet anëtare do të vlerësojnë nëse pagat minimale të tyre ekzistuese ligjore janë të përshtatshme për të siguruar një standard të mirë jetese, duke marrë parasysh kushtet socio-ekonomike.

Vlerësohet se një në 10 punëtorë në të gjithë BE-në fiton pagën minimale, por nivelet ndryshojnë në mënyrë dramatike nga vendi në vend.

Parlamenti evropian dhe shtetet anëtare tani duhet ta miratojnë zyrtarisht marrëveshjen. Më pas, shtetet anëtare kanë dy vjet kohë për të përfshirë këto rregulla në ligjet kombëtare. Por Suedia dhe Danimarka janë shprehur kundër rregullores së miratuar ditën e martë.

Ato e shohin këtë dokument si ndërhyrje politike në përcaktimin e pagave në vendet e tyre. Megjithatë, rregullorja paraqet sukses, sepse më shumë se 15 nga 27 shtetet anëtare i kanë mbështetur standardet e përbashkëta të pagës minimale.

Javën e kaluar në Gjermani  u vendos që paga minimale të rritet në dymbëdhjetë euro për një orë punë. Vendimi që  pritet të hyjë në fuqi në Tetor do të përmirësojë më shumë jetën e qytetarëve megjithëse ky vend  tashmë ka një nga pagat minimale më të larta në bllok.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia