close
Bota

BE-ja ME KRITERE UNIKE PËR COVID-19

AD7AA702-69F8-403F-AB95-BD872304D8E0

CILËSUESE – NGJYRA JESHILE, E KUQE E PORTOKALLI


Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë harmonizuar kriteret për karkterizimin e rajoneve sipas numrit të të infektuarëve me koronavirus në 100 mijë banorë dhe përqindjen e personave që rezultojnë pozitivë pas testimeve. Gjithë kjo me qëllim që të lehtësohet lëvizja e njerëzve në kushte të pandemisë.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë rënë dakord, sipas kritereve të përbashkëta, se cilat rajone do të trajtohen si zona të gjelbërta, portokalli dhe të kuqe. Me ngjyrën gri do të shënohen ato zona për të cilat nuk ka të dhëna të mjaftueshme.

Ngjyrat do të caktohen sipas të dhënave të përpunuara të cilat publikohen çdo javë nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve. Me ngjyrën e gjelbërt do të mbulohen rajonet me më pak se 25 të infektuar në 100 mijë banorë gjatë 14 ditëve dhe ato ku përqindja e personave të cilët rezultojnë pozitivë pas testimit është nën katër për qind. Zona e kuqe nënkupton se ka 50 ose më shumë të infektuar në 100 mijë banorë dhe më tepër se katër për qind persona pozitivë. Me ngjyrë portokalli do të shënohen zonat në të cilat numri I të prekurve nga koronavirusi  në 100 mijë banorë është më pak se 50, kurse përqindja e personave pozitivë pas testimit  është katër ose më shumë për qind, ose nëse numri I të prekurve sillet mes 25 dhe 150 rasteve, por me shkallë të personave pozitivë nën katër për qind. Vendi anëtar I Bashkimit Evropian I cili planifikon vendosje të masave kufizuese për udhëtarët të cilët vijnë nga ndonjë zone ose udhëtojnë nëpër të , duhet të informojë shtetin e caktuar paraprakisht 48 orë para hyrjes në fuqi të masës së re. Mendohet se në këtë mënyrë do të tejkalohet situata aktuale kaotike pikërisht për shkak të mungesës së kritereve unike për të gjitha vendet. Udhëzimet e përcaktuara pritet të miratohen javën e ardhshme në nivel ministror./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia