close
Bota

BE-ja MENDON TË PADISË ASTRAZENEKËN

_116666729_e1a16798-9cb2-4736-bcc0-846426d17d2c

Vendet anëtare të BE-së mendojnë të padisin “AstraZenekën” për shkeljen e detyrimit kontraktual për afatet e dorëzimit të vaksinave, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Edgars Rinkeviç. Ai tha se padia do të ngrihej si “veprim i koordinuar”. “AstraZeneka” e cila e zhvilloi vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit i kumtoi BE-së të premten, se nuk mund të dorëzonte sasitë e dakorduara deri në fund të marsit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia