close
Vendi

BE-ja NJEH CERTIFIKATËN E VAKSINIMIT TË SHQIPËRISË

47966AD4-42A3-4534-AAE5-71FEE375FEDB

Nga sot, Komisioni Europian njeh ekuivalencën e çertitikatës dixhitale COVID-19 të Shqipërisë me çertifikatën dixhitale të Bashkimit Europian. Kjo do të thotë, se duke filluar nga sot qytetarët shqiptarë që zotërojnë një çertifikatë dixhitale COVID-19, ku figuron, se ata janë plotësisht të vaksinuar me të gjitha dozat e vaksinave të njohura nga EMA/BE, mund të udhëtojnë me pak kufizime drejt Bashkimit Europian. Konkretisht, duke qenë, se Shqipëria është një vend ekstrakomunitar, çdo shtet anëtar i Bashkimit Europian mbetet i lirë të vendosë, nëse shqiptarët që kanë çertifikatën dixitale duhet t’i nënshtrohen një testi PCR dhe karantinës kur ata udhëtojnë drejt një shteti të caktuar të Bashkimit Europian. Kjo varet nga vendimi në nivelin kombëtar i secilit prej 27 shteteve anëtare.

Komisioneri europian për drejtësinë Didier Reynders e ka mirëpritur faktin që një numër i konsiderueshëm shtetesh tê treta po bëhen pjesë e çertifikatës dixhitale të BEsë.  Sipas tij, qytetarët dhe bizneset mund të gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lire, ndërsa sektori i transportit mund të fillojë rimëkëmbet nga humbjet e muajve të kaluar.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka deklarurar, se janë lëshuar më shumë se 420 milionë certifikata dixhitale të BE-së. Në total, numërohen tashmê 42 shtete, nga të cilat 27 vende anëtare të Bashkimit Europian dhe 15 të tjera që nuk janë pjesë e tij.

Vendimi i Komisionit Europian për ekuivalencën e çertifikatës dixhitale lêshuar nga Shqipëria u mor në kuadrin e shtatë vendimeve lidhur me certifikatat e Covid të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja./ERISA ZYKAJ – TV KLAN BRUKSEL/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia