close
BotaRajoni

BE-ja PLANIFIKON 20 MILIARDË EURO PËR RAJONIN

C12AB0B3-6A58-4591-8C5D-212A71624F41

Komisioni Evropian planifikon që gjatë dekadës së ardhshme të investojë në Ballkanin Perendimor deri në 20 miliardë euro. Kështu njofton Radioja Evropa e Lirë duke iu referuar projekt-planit të investimeve të këtij institucioni.

Në të theksohet se prioritet do të jetë ndërlidhja më e mirë e ekonomive të rajonit, por edhe me Bashkimin Evropian. ‘ Kjo kërkon një përkushtim të fuqishëm të Ballkanit Perendimor për vënien në jetë të reformave të themelta, thellimin e integrimit rajonal ekonomik dhe zhvillimin e tregut të përbashkët rajonal mbi bazat e arritjeve jurike të BE-së me qëllim që rajoni të bëhet zone atraktive për investime,’- theksohet në dokument.

Paketa paralajmërohet ndërkohë që kriza po arrin kulmin për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe ajo do të bëhet publike sot pas dite nga ana e Komisionit Evropian që siguron se BE-ja ‘do të synojë që rajoni t’i afrohet tregut unik evropian’.

Bashkimi Evropian konfirmon se rajoni do të ketë leverdi të madhe nga përpjekjet e intensifikuara që kanë për qëllim ‘tejkalimin e barrës nga e kaluara, jo vetëm sa i përket normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe përfundimit me sukses të dialogut me ndihmën e BE-së’.

Në paketë parashikohet që krahas financimit pa kthim, BE-ja të japë edhe garanci të cilat ndihmojnë uljen e harxhimeve për investimet publike dhe private e me këtë edhe për pakësimin e rrezikut për investuesit./ReL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia