close
Top LajmeVendi

BE: KTHIMI I VIZAVE NUK KA TË BËJË ME BALLKANIN PERËNDIMOR

be

OSMANI: OFERTA QË BALLKANI PERËNDIMOR TË JETË PJESË E BE-së ËSHTË E PANDRYSHUAR


Vendosja ilegale dhe kërkesat e pabazuara për azil në Bashkimin Evropian kanë ngritur dilema në disa vende anëtare të unionit për kthim eventual të regjimit të vizave për banorët e Ballkanit Perëndimor, shkruan EU-Observer i sotëm. Informacioni se disa vende anëtare të BE-së sërish shfaqin pakënaqësi në lidhje me zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që e ka përcjellë edhe Rojters, “nuk është mesazh i mirë”, thekson shefi i diplomacisë Bujar Osmani, por Maqedonia e Veriut tashmë ka hyrë në proces dhe duhet të vazhdojë me punë drejt negociatave aderuese, shton ai.

Dokumenti që e publikon EU-Observer vë në dukje frustrime në Francë, në Gjermani dhe në Itali për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të qëndrimeve ilegale dhe kërkesave për azil, nga ana e  njerëzve nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik – Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, por theksohen edhe shtete nga Ballkani Perëndimor. Në qoftë se rastet e shkeljeve të këtilla rriten mbi 50%, ekziston mundësia për pezullim të këtij mekanizmi, posaçërisht në qoftë se vendet e treta refuzojnë t’i tërheqin të shpërngulurit e tyre.

EU-OBSERVER (27.09.2021)


“Në rast ka përparim të vogël ose nuk ka aspak përparim në vendet e treta, Komisioni Evropian do të duhet, sipas nesh, të theksojë se opsioni real është mekanizmi për pezullimin e vizave. Statistika jonë për vepra penale tregon se në vitin 2020 Partneriteti Lindor (Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina) dhe disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria dhe Serbia) janë në krye të dhjetë vendeve nga ku e kanë prejardhjen shkelësit e ligjit për të huajt.”

Belgjika thotë se numri i aplikacioneve për azil nga Moldavia këtë vit është rritur në “nivel alarmant”, por edhe se janë të larta shifrat për Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se ndoshta bëhet fjalë për “fenomen veror”. Pasditen e sotme euro-komisionerja për punë të brendshme, Ilva Johanson, sqaroi se dokumenti i publikuar në “EU-Observer” ka të bëjë kryesisht me bllokun e Evropës lindore, përcjell MIA nga Brukseli.

GRAFIKA, ILVA JOHANSON, (MIA)


“Kemi vegël të re për regjimin e vizave, sipas të cilës Komisioni çdo vit vlerëson si vendet e treta bashkëpunojnë për ripranim. Në qoftë se këtë nuk e bëjnë, propozojmë sanksione për regjimin e lehtësuar për ata. Për herë të parë Komisioni e ka prezantuar këtë verë dhe tani po procesohet, por asnjëri nga vendet e Ballkanit perëndimor nuk gjendet në propozimin tonë.”

Për këtë dhe për informacionet e përcjella nga agjencia Rojters se disa nga vendet anëtare të BE-së nuk janë për dhënien e garancive për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë samitit në Slloveni, më 6 tetor, shefi i diplomacisë Bujar Osmani pranon se nuk janë mesazh i mirë.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME


“Nuk është asgjë e re se ka vende anëtare që konsiderojnë se BE-ja shumë vështirë funksionon që të mund të anëtarësohen edhe gjashtë vende, me të drejtat e tyre për veto, me komisionerët e tyre. I rëndësishëm është fakti se oferta që Ballkani Perëndimor një ditë të jetë pjesë e BE-së qëndron dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne këtë e nenvlerësojmë sepse është që nga viti 2003 deri më sot, por imagjinoni sikur BE-ja të thotë se nuk ka ofertë për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor.”

Regjimi pa viza për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, në kohëzgjatje prej tre muajsh, hyri në fuqi që nga viti 2009, që pas një viti të drejtën e njëjtë ta fitojnë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe vendet e “Partneritetit Lindor”. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia