close
Bota

BE: MINISTRAT E SHËNDETËSISË PA QËNDRIM PËR “ASTRAZENEKËN”

6643B8E9-8B31-4C36-80D7-D559F8CF3FBF

Ministrat e Shëndetësisë së vendeve të BE-së, dje nuk arritën të dakordohen për rekomandime të përbashkëta për përdorimin e vaksinës AstraZeneka, përkundër thirrjeve për koordinim mes vendeve anëtare në luftën për mënjanimin e mosbesimit publik ndaj vaksinës.

Ministrat mbajtën një takim virtual pak pasi EMA ndryshoi rekomandimet për AstraZenekën, për shkak se zbuloi lidhje të mundshme me raste shumë të rralla të mpikjes së gjakut. Megjithatë, EMA tha se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Para takimit, Portugalia që kryeson me Këshillin e BE-së, dërgoi një letër ku u bëhet thirrje ministrave që të gjejnë një gjuhë të përbashkët rreth përdorimit të vaksinës – transmetojnë mediat britanike. Megjithatë, një marrëveshje e tillë nuk u arrit dhe vendet-anëtare mbajtën rekomandimet e ndryshme për vaksinën. Pritet vazhdimi I bisedimeve për këtë temë.

“Presim që të dhënat e EMA-s të kenë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj planeve kombëtare për vaksinim, por edhe të besimit të qytetarëve në vaksinat anti-covid” – paralajmëroi Portugalia në letrën drejtuar Ministrave. Harmonizimi në nivel të BE-së do të jetë kyçe për parandalimin e dezinformatave – tha Portugalia.

Komisionerja e BE-së për Shëndetësi, Stela Kirikides, në takimin virtual, ka kërkuar qasje të koordinuar evropiane, për të mos shkaktuar konfuzione dhe për të nxitur mosbesim tek vaksinat. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia