close
Bota

BE: MIRATOHET PLANI I RIMËKËMBJES

E32761EF-D77E-41E8-BB50-191389DC79E6

Këshilli europian ka njoftuar se vendet e BE –së do të  fillojnë planin e rimëkëmbjes të koronavirusit pasi të gjitha vendet anëtare e miratuan atë .

” Bashkimi Evropian është tani në gjendje të marrë fondet e nevojshme për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike europiane”, tha Antonio Costa, kryeministri i Portugalisë  i cili aktualisht kryeson këshillin.

Plani i rikuperimit historik i BE-së  prej 750 miliardë Euro u hartua në Korrik të vitit të kaluar.

Planit i duhej drita jeshile nga vendet anëtare përpara se Komisioni të merrte hua në emër të bllokut.

Spanja dhe Italia, dy nga vendet më të goditura nga koronavirusi , do të jenë përfituesit kryesorë të fondit, pasi secila pritet të marrë gati 70 miliardë Euro.

Paratë do të shkojnë për punë të mëdha në infrastrukturë dhe projekte mjedisore. Sipas BE-së kjo do të jetë paketa më e madhe stimuluese e financuar ndonjëherë e cila do të ndihmojë në rindërtimin e një Europe pas Covid-19./Klan News/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia