Liderët e unionit shpalosin paketën e 5-të të sanksioneve
Bashkimi Europian vendos ndalimin e importit të qymyrit nga Rusia, si ndëshkim ndaj masakrës ndaj civilëve nga ushtria ruse në Buça. Është kjo masa kryesore e paketës së 5-të të sanksioneve që u shpalos këtë të Mërkurë para Paralamentit Europian nga presidentja e Komisionit Europian.
“Ushtarëve rusë në fushën e betejës u them se nëse nuk duan të jenë pjesë e vrasjeve të vëllezërve dhe motrave të tyre ukrainase, nëse nuk doni të bëheni kriminelë, hidhni armët, ndalni së luftuari. Disa prej jush kanë propozuar që atyre t’u jepet azil dhe për mendimin tim, kjo vlen shumë”.
Zyrtarët në Moskë thanë se do të shlyejnë me rubla detyrimet për Eurobondet e maturuara për periudhën 2022 – 2042, të blera në dollarë. Vendimi erdhi pasi një bankë e madhe, emri i të cilës nuk është bërë publike, vendosi të mos pranojë transfertat bankare të urdhëruara Rusia për këtë qëllim.
Të Martën, Uashingtoni vendosi të ndalojë Rusinë të shlyejë borxhin sovran me rezervat që ka në Shtetet e Bashkuara, e po ashtu të ndalojë transaksionet për këtë qëllim.
Tv Klan