close
Top LajmeVendi

BE: NISJA E NEGOCIATAVE ME RMV-në – “SË SHPEJTI”

maqedoni-BE-780×439-1

NUK KA KORNIZË KOHORE SE KUR MUND TË NISIN NEGOCIATAT

Këshilli për Punë të Përgjithshme të BE-së, në Bruksel ka miratuar konkluzionet për zgjerimin. Konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pritet të mbahen së shpejti, por nuk ka një kornizë kohore se kur mund të ndodh kjo.

DEKLATAT E PËRBASHKËT E 27 MINISTRAVE TË JASHTËM

“Këshilli konfirmon angazhimin për zgjerimin, që mbetet politikë kyçe e  BE-së. Këshilli përsërit mbështetjen e padiskutueshme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe pret që konferenca e parë ndërqeveritare me RMV-në dhe Shqipërinë, të mbahet së shpejti”

Sekretari shtetëror slloven për çështje evropiane, Gashper Dovzahn, pas takimit ka thënë se është I kënaqur që  kolegët Ministra dhe Sekretar Shtetëror njëzëri kanë dakorduar konkluzionet për procesin e zgjerimit dhe stabilizim-asociimit.

GASHPER DOVZHAN – SEKRETAR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE – SLOVENI

“Ajo që është e rëndësishme janë konkluzionet e Këshillit që nuk i krahasojmë me draftet e mëparshme, disa formulime janë këtu para dy muajve dhe më shumë, por për shkak se negociatat për dokumente të këtilla janë shumë të gjata, ditën e sotme do ta konsideroja si sukses. Atë që si parim e parshikuam nuk ishte e realizueshme për këtë vit dhe kjo është arsyeja faktike përse “këtë vit” nuk përmendet në konkluzionet”

Në konkluzionet përfundimtare është mënjanuar referenca që lidh procesin e zgjerimit me RMV-në me implementimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, megjithatë kjo referencë është e pranishme edhe në kornizë negociuese, kanë sqaruar diplomatët që kanë pasur qasje në kornizën.

Takimi I radhës në Bruksel I Këshillit Evropian,është të enjten, ku Bullgaria do të përfaqësohet nga Presidenti Rumen Radev.

Kryeministri I ri bullgar, Kiril Petkov, pas seancës së parë qeveritare në Sofje ka deklaruar se ka biseduar përmes telefonit me Kryeministrin Zoran Zaev dhe se janë dakorduar për formimin e shpejtë të grupeve të punës të cilët nga fillimi I muajit të ardhshëm do të përgatisin planin aksional. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia