close
Bota

BE: PËRBALLJE LIDERËSH NË SAMIT

bruksel

Samiti i BE-së në Salzburg vendos përballë njëra-tjetrës Angela Merkelin dhe Theresa May-n: kancelarja gjermane kërkon respekt e bashkëpunim për realizimin e Brexit, kryeministrja britanike këmbëngul për më shumë lëshime nga europianët ndërsa refuzon idenë e një referendumi të dytë.

May pretendon një treg të brendshëm për mallrat, gjë të cilën Bashkimi Europian nuk e pranon. Përpara darkës së përbashkët me krerët e shteteve dhe qeverive, May bëri thirrje për vullnet të mirë dhe angazhim që të arrihet finalizimi i një marrëveshjeje, e cila te jetë e pranueshme për të dyja palët. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia