close
Bota

BE propozon sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë

Screenshot_3-5.jpg

NDËR SANKSIONET E PROPOZUARA NUK PËRMENDET GAZI RUS


 Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka propozuar një sërë sanksionesh të reja ekonomike ndaj Rusisë . Megjithatë, Von der Leyen nuk përmendi gazin natyror nga e cila Evropa është shumë e varur .

Brukseli ka propozuar një ndalim në mbarë BE-në për importet e qymyrit rus me vlerë 4 miliardë euro në vit dhe masa të tjera që synojnë ekonominë e Rusisë.

Paketa e re e sanksioneve të BE-së, u prezantua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Në një deklaratë, ajo akuzoi Moskën për “një luftë mizore dhe të pamëshirshme” dhe tha se  veprimet e saj në Ukrainë nuk mund dhe nuk do të lihen pa përgjigje.

Ndër masat që do të merren janë ndalimi i importit të qymyrit , ndalimi i plotë i transaksioneve në katër banka kryesore ruse,ndalimi i anijeve ruse për të hyrë në portet e BE-së.Masat vijojnë me ndalime të mëtejshme të eksporteve,  siç janë pajisjet e transportit ,pijet alkoolike dhe produktet e detit .Dhe e fundit masë ka të bëjë me ndalimin e mbështetjes financiare për organet publike ruse.

Megjithatë ajo cfarë vihet re është se nuk përmendet gazi rus në këto sanksione të reja të propozuara .

Më parë, ka pasur ndarje brenda bllokut për veprimet që duhen ndërmarrë kundër Rusisë si psh  Gjermania e cila ka kundërshtuar  pasi varet shumë nga importet e karburanteve ruse.

Sakaq ,SHBA ka ndaluar të gjitha importet e naftës dhe gazit rus dhe Britania e Madhe dhe ka deklaruar se do të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia