close
BotaTop Lajme

BE: VENDE ANËTARE VAKSINOJNË FËMIJTË E MOSHËS 5 – 11 VJEÇ

g

VAKSINIMI VULLNETARISHT ME PËLQIM TË PRINDËRVE


Shumë vende të BE-së kanë filluar të Mërkurën vaksinimin e fëmijëve të moshës nga 5 deri 11 vjeç, derisa qeveritë po bëhen gati për sezonin e festave dhe përhapjes së variantit “Omicron”.

Vaksinimi I fëmijëve është bërë në Greqi, Itali, Spanjë dhe Hungari.

Greqia të Mërkurën kishte paraqitur 130 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19.

Prindërit në Greqi, në mesin e të cilëve edhe Ministrja e Arsimit, Niki Kerameus, kanë caktuar më shumë se 30.000 termine për vaksinimin e fëmijëve.

Agjencia rregullatore e BE-së, muajin e kaluar ka miratuar zvogëlimin e dozës të Fajzerit për të vaksinuar fëmijtë nga 5 deri 11 vjeç.

Vaksinat, në të gjitha vendet e BE-së, jepen në baza vullnetare, me pëlqim të detyrueshëm të prindërve.

Gjermania ka filluar në rajone të caktuar vaksinimin e fëmijëve, Holanda këtë nuk do ta bëjë gjatë festave, kurse Franca u ka dhënë përparësi fëmijëve me probleme respiratore, të zemrës dhe me diabet. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia