close
Top LajmeVendi

BE: ZGJERIMI, PRIORITETI I GJASHTË I KRYESIMIT PORTUGEZ

32E16800-2DF3-4934-9D45-C2293738558F

“SYNOJMË HAPJEN ZYRTARE TË NEGOCIATAVE ME RMV-në DHE SHQIPËRINË”


Presidenca portugeze e Bashkimit Europian synon aprovimin e kuadrit negociues dhe hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë brenda këtij gjashtëmujori. Kjo është deklarata e Ministrit të Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Ministri Santos Silva e ka renditur zgjerimin si prioritetin e gjashtë të presidencës rrotulluese të Bashkimit Europian, që zgjat deri në 30 qershor 2021. 

AUGUSTO SANTOS SILVA, MINISTËR I JASHTËM I PORTUGALISË

« Prioriteti i gjashtë është zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Së pari, ne synojmë hapjen e kapitujve të mêtejshêm të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi. Gjithashtu duam të tentojmë aprovimin e kuadrit negociues, si dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritarë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ». 

 Sipas Ministrit, Augusto Santos Silva, ky objektiv është ambicioz, pasi kalon permes zgjidhjes së ngërçit të krijuar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë rreth mosdakortësisë për çështjen e historisë dhe gjuhës midis dy vendeve. Ky ngërc vazhdon të mbajë pezull aktualisht aprovimin e kuadrit negociues për tê dyja vendet. 

AUGUSTO SANTOS SILVA, MINISTËR I JASHTËM I PORTUGALISË

“Jemi duke mbajtur kontake joformale me vendet si Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgaria në bashkëpunim me komisionerin përgjegjês pêr zgjerimin për të kapërcyer disa vështirësitë të ngritura nga Bullgaria lidhur me  disa aspekte të çështjeve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që Bullgaria konsideron se janë shqetësuese pêr tê gjithê Bashkimin Europian. Shpresojmë, që të shënohet progres për të ecur përpara pasi ne duhet të zbatojmë vendimin që ne kemi marrë vetë për të hapur negociatat e anëtarësimit me tê dyja vendet vitin e shkuar » 

Ministri i jashtëm i Portugalisë ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit për avancimin e Serbisë dhe Kosovês në rrugen e tyre të integrimit europian. /Erisa Zykaj – TvKlan Bruksel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia