close
Vendi

BEJLI: PËRGJEGJËSI OSE VENDI NUK DO TË PËRPAROJË

bejli-1

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, ka vlerësuar se nëse nuk mund të organizohen zgjedhjet, ata duhet të anulohen ngase, sic ka theksuar, vendi mund të ecë përpara me një qeveri që tërësisht do të jetë legjitime dhe jo të infektuar nga skandalet.

Në pyetjen se cilat do të jenë mesazhet dhe propozimet me të cilët do të arrijë në Shkup diplomatja amerikane Nuland, ai i ka potencuar prioritetet e reformave, sundimin e së drejtës,  cështjen e mediave dhe përgjegjësitë për bisedat e përgjuara.

Lidhur me sanksionet e BE-së ndaj Maqedonisë dhe zërat se SHBA-të zbatojnë disa masa, Bejli ka theksuar se nuk do të komentojë spekulime, por se sanksioni më i madh tashmë po ndodh, në rrugëtimin jo të mirë të Maqedonisë kah BE-ja dhe NATO-ja. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia