close
BotaTop Lajme

BEJRUT: VIKTIMA, TË PLAGOSUR, SITUATË E JASHTËZAKONSHME

873×400

Nëpër rrjetet sociale është bërë virale shpërthimi që dje kishte tronditur kryeqendrën e Libanit – Bejrutin.

Qendra gjermane për gjeoshkencë GFZ ka publikuar se shpërthimi ka shkaktuar lëkundje prej 3.5 ballë, kurse është ndjerë edhe në Qipro që gjendet 200 kilometra më larg.

Numri I viktimave të shpërthimit tronditës në Bejrut ka tejkaluar 100, kurse janë lënduar më shumë se 4000 persona. Mediat arabe njoftojnë se në mesin e të lënduarve janë bashkëshortja dhe vajza e Kryeministrit të Libanit Hasan Diaba kurse shpërthimi shkatërues ka dëmtuar edhe rezidencën presidenciale në Bejrut. Diaba në një adresim të shkurtër televiziv bëri thirrje për ndihmë.

“Jemi dëshmitarë të katastrofës së vërtetë. Ju premtoj se nuk do të ndalemi derisa t`I gjejmë përgjegjësit. Kryerësit do të përgjigjen. U bëj thirrje të gjitha vendeve dhe miqve të Libanit t`I ndihmojnë vendit” – HASAN DIABA – KRYEMINISTËR I LIBANIT

Autoritetet kanë publikuar se numri pritet të rritet, derisa ekipet e shpëtimit nën rrënojat vazhdojnë kërkimin e viktimave dhe të lënduarve.

Presidenti I Libanit Mishel Aun ka paralajmëruar se gjatë dy javëve të ardhshme vendi do të jetë në situatë të jashtëzakonshme. Ai ka thënë se do të ngriten hetime rreth shpërthimit dhe se rezultatet do të dihen brenda pesë ditëve. Përgjegjësit do të përballen me dënime rigoroze – ka thënë Presidenti I Libanit.

Shumë zyrtarë të Libanit kishin theksuar se shpërthimi në deponë në portin e Bejrutit me siguri se është shkaktuar nga 2750 ton amoniak, që me vite të tëra ka qenë e deponuar jashtë rregullave të sigurisë.

Derisa e gjitha bota është bashkuar duke I ofruar ndihmë Libanit, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se gjeneralët I kanë thënë se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë.

“U takova me disa nga gjeneralët tanë të lartë dhe duket se ata mendojnë se ky nuk është shpërthim fabrike. Duket se ata mendojnë se bëhet fjalë për sulm. Ka qenë një lloj bombe”  – DONALd TRUMP – PRESIDENT I SHBA-ve. 

Ndërkohë nën hashtagun “Lutje për Libanin” nëpër rrjetet sociale ka filluar shpërndarja e fotografive. Pamjet janë tronditëse.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia