close
Sport

BEJTULLAI E TRIÇKOVSKI: DO T’A JAPIM MAKSIMUMIN

3F472582-086C-491E-8478-50AEBDF61C77

Sa po afrohert 13 qershori kur Maqedonia e Veriut do të zhvillon ndeshjen e parë në Euro 2020, optimizmi i mes lojtarëve të reprezentacionit po rritet. Këtë e pohuan edhe dy futbollistët e kombëtares  Ivan Triçkovski dhe Egzon Bejtullai në brifingun e sotëm me gazetarët

IVAN TRIÇKOVSKI

“Kam pasur sezon të shkëlqyeshëm në Qipro, kam shënuar gola shumë të rëndësishëm. Ky është motiv shtesë për Kampionatin e ardhshëm Evropian. Pjesëmarrja në garë të këtillë të madhe është realizim i ëndrrës së gjithë kombit. Duhet të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Do t’a japim maksimumin në çdo ndeshje dhe do të luftojmë deri në fund për fanellën me emblemën shtetërore.  Trajneri gjithmonë e ka fjalën e fundit, ai vendos cilët 11 futbollistë do ta fillojnë ndeshjen. Atmosfera në ekipin kombëtar është e shkëlqyeshme. Të gjithë me padurim presim të fillojë kampionati.”

EGZON BEJTULLAI

“Ndjehem shkëlqyeshëm që jam pjesë e këtij reprezentacioni që ka korrur sukses historik. Me padurim e pres fillimin e kampionatit. Shpresoj se në Bukuresht do të prezantohemi sa më mirë dhe do të arrijmë t’i gëzojmë tifozët tanë. Gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja, në reprezentacionin e ri të Maqedonisë deri 21 vjeç dhe në reprezentacionin A. Duhet të sulmojmë dhe të mbrohemi. Kemi ekip të shkëlqyer, jemi të përgatitur për Euro 2020.” 

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia