close
Vendi

BEKTESHI: 15 MILION DENARË MBËSHTETJE PËR ZEJTARËT

3AE1E04F-1797-493F-9893-2536B6D6065C

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim pune me përfaqësuesit e Seksionit të flokëtarëve pranë Odës së zejtarëve të Shkupit.

Në takim, sic thuhet në komunikatë, Ministri informoi përfaqësuesit e salloneve të parukerisë për masat për mbështetjen e zejtarëve dhe personave të vetëpunësuar përmes Ministrisë së Ekonomisë, si dhe mbështetjen financiare nga Pakoja e katërt e masave të miratuara nga Qeveria.

“Pas miratimit rebalansit të buxhetit, Ministria e Ekonomisë nga Programi për Konkurrencë, Inovacion dhe Ndërmarrësi  do të shpallë një Thirrje Publike për bashkëfinancim të shpenzimeve për zejtarët, e cila parashikon rimbursimin e 60% të shpenzimeve ose maksimum 30,000 denarë të bërë për blereje të mjeteve dhe lëndëve të para për aplikant. Për këtë qëllim janë siguruar 15 milion denarë nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë ”, informoi ministri Bekteshi.

Ministri shtoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, TVSH-ja në shërbimet artizanale do të ulet nga 18% në 5%, dhe ky propozim tashmë është paraqitur në Parlament. Masa të tjera, të tilla si mbështetja për pagesën e pagave ose qasja në kredi pa interes nga Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut mbeten edhe më tej në dispozicion të zejtarëve dhe personave të vetëpunësuar, sqaroi ministri.

Në takim u diskutua gjithashtu për sfidat dhe masat e ardhshme për të lehtësuar punën e floktarëve dhe të vetëpunësuarve të tjerë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia