close
Vendi

Bekteshi: Investimet në diversifikimin e energjisë janë të rëndësishme për të reduktuar varësinë nga gazi rus

278119013_527121308780010_2905787122143846107_n
MInistri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi është pjesmarrës në  Forumin Ekonomik Delphi. Afro 800 folës nga mbi 36 vende u konfirmuan në Forumin e shtatë Ekonomik Delphi, të titulluar “Realitete të reja”. Janë përfshirë një sërë temash, si siguria botërore, ekonomia globale, ndryshimet klimatike, e ardhmja e BE-së, teknologjia, shëndetësia, shoqëria dhe kultura.
Gjatë Forumit Ekonomik Delfi, Bekteshi para shumë përfaqësuesve të ndryshëm nga rajoni dhe bota ka prezentuar masat që i ka  ndërrmarë shteti ynë gjatë krizës energjetike për të ruajtur standartin e jetesës së qytetarëve dhe për të zbutur presionet e çmimeve.
Vetëm dy javë pas fillimit të krizës në Ukrainë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një pako prej 26 masash kundër krizës me vlerë prej 400 milionë eurove.
Gjithashtu, masat e para në Maqedoninë e Veriut u morën verën e kaluar kur TVSH-ja e energjisë elektrike u ul nga 18% në 5%, pastaj në fund të vitit 2021 dhe fillimi i vitit 2022 u miratuan masa për mbështetjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike me mjete buxhetore direkte nga 171 milionë euro. Më pas kemi marrë masa për ngrirjen e çmimeve të ushqimeve bazë dhe për rrjedhojë për të kufizuar marzhet e shitjeve në tregti.
Para pjesmarrësve në Forum theksova se investimet në diversifikimin e energjisë janë shumë të rëndësishme për të reduktuar varësinë nga gazi rus. Maqedonia e Veriut tashmë është duke ndërmarrë aktivitete për realizimin e projekteve të tilla, në radhë të parë ndërtimin e interkonektorit për gaz natyror me Greqinë i cili do të sjellë stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike për të gjithë rajonin. Konflikti në Ukrainë është një mësim për Bashkimin Evropian dhe ky është se integrimi i shpejtë i Ballkanit në Bashkimin është i nevojshëm për prosperitetin e të gjithë rajonit.
Ne edhe në periudhën në vijim do të jemi të gatshëm të ndërrmarim masa për të ndihmuar qytetarët tanë në tejkalimin e çdo krize të mundshme që mund të ndodhë, ka deklaruar Bekteshi./KlanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia