Bekteshi: Ka interesim të madh për instalimin e fotovoltaikëve në amvisëri dhe kompani

Ka interesim të madh për vendosjen e paneleve fotovoltaike nga amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, veçanërisht tani pas shpalljes së Rregullores së re të ndryshuar për burimet e rinovueshme të energjisë, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e sotme në “Utrinski Brifing”

“Deri në vitin 2019 kishim një ligj shumë të vjetër për Energjinë që nuk përfshinte burimet e ripërtëritshme të energjisë, prandaj u ndryshua Ligji për Energjinë, e me këtë edhe Rregullorja për Burimet e Ripërtëritshme, sipas të cilit tani çdo familje do të mund të vendosë fotovoltaikë. Për të instaluar fotovoltaikë është e nevojshme që familja ta zëvendësojë njehsorin me një që ka hyrje dhe dalje të energjisë elektrike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kështu, familjet mund të shkëmbejnë energjinë e tepërt me operatorin dhe më pas energjia elektrike e prodhuar mund të kompensohet ose tarifohet. Nëse tani lejohet 4 kilovat, me Rregulloren e re mundësohet prodhimi i 6 kilovatëve, kështu që nëse një amvisëri përdor vetëm 2 kilovat, energjia e tepërt prej 4 kilovatësh mund t’i kalojë EVN-së, e cila është Furnizues Universal. “Kështu amvisëritë mund të shkëmbejnë dhe më pas energjia elektrike e prodhuar të kompensohet apo tarifohet”, tha ministri Bekteshi.

Ministri informoi se ka kompani private që vendosin panele të tilla dhe për vendosjen e tyre duhet certifikatë mbikëqyrjeje sipas Ligjit për Ndërtim, i cili në periudhën e ardhshme do të pësojë ndryshime për të thjeshtuar procedurat për stimulimin e energjisë së gjelbër.

“Nga 1 korriku do të ketë një tarifë të re për grumbullimin e energjisë elektrike, e cila do të jetë e shkallëzueshme, kështu që nga cila tarifë do të dorëzohet energjia elektrike nga amvisëria tek furnizuesi, furnizuesi në të njëjtën periudhë do të jetë i detyruar të llogarisë energjinë elektrike në Përllogaritjet tona janë që deri në fund të vitit të kemi 150-170 kilovat orë kapacitet të instaluar nga një investim i tillë nga familjet dhe kompanitë”, tha ministri Bekteshi për “Utrinski Brifing”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share