close
Vendi

Bekteshi: Kemi krijuar kushte çdo amvisëri dhe subjekt afarist mund të vendosë fotovoltaikë në çatinë e tyre

rgererge

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në konferencë për media bëri të ditur se Ministria e Ekonomisë ka përgatitur ndryshimet në Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë që u
mundëson qytetarëve dhe kompanive që të prodhojnë energji elektrike në kulmet e tyre dhe t’ia shesin
atë blerësit dhe shpërndarësit të energjisë elektrike. Këto ndryshime, siç tha ministri Bekteshi, do të
hyjnë në fuqi nesër, me publikimin e Rregullores në Gazetën Zyrtare.

“Me Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë të miratuar nga Ministria e Ekonomisë në
përputhje me Ligjin për energjetikë në vitin 2019 prezanton prodhuesit-konsumatorët si pjesëmarrës të
rinj në treg. Në përputhje me Rregulloren, konsumator-prodhues është amvisëri, konsumator i vogël,
shfrytëzues buxhetor dhe shfrytëzues individual, i cili mund të ndërtojë një impiant për prodhimin e
energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë, ku energjinë e prodhuar e shfrytëzon për
konsum vetjak dhe e transferon tepricën e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë
elektrike. Deri më tani, konsumatori-prodhuesi mund të transferojë tepricën e energjisë elektrike të
prodhuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nëse, ndër të tjera, nuk furnizohet me energji
elektrike nga furnizuesi universal”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas tij, këto ndryshime i mundësojnë çdo amvisërie, konsumator të vogël dhe shfrytëzues buxhetor që
të lidhë kontratë për furnizim dhe bartje të energjisë së tepërt me cilindo furnizues të energjisë
elektrike, duke përfshirë edhe furnizuesin universal, ku teprica e energjisë elektrike në periudhën
kontabël është çmimi mesatar i blerjes së energjinë elektrike që furnizuesi universal e blen për
furnizimin e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.

“Me ndryshimet do t’i mundësojnë konsumatorit-prodhues të ngrejë një fabrikë prodhimi me kapacitet
më të madh të instaluar në mënyrë që të kënaqë plotësisht konsumin e tij dhe njëherësh të vendosë një
sasi më të madhe në rrjet, gjë që për kategori të caktuara subjektesh i gjithë koncepti bëhet më
tërheqës. Kështu, në vend të 4 kW aktuale, propozohet që fuqia e instaluar e impiantit të prodhimit të
mos kalojë 6 kW, për amvisëritë dhe në vend të 20 kW aktuale, propozohet që fuqia e instaluar e
impiantit të prodhimit të mos kalojë 40 kW, për një konsumator të vogël, shfrytëzues buxhetor dhe shfrytëzues individual”, potencoi ministri Bekteshi, duke shtuar se ndryshimet mundësojnë gjithashtu një bashkësi të ekonomive familjare-pronarëve të pjesëve të veçanta në një ndërtesë banimi ose një komuniteti të ekonomive familjare-pronarëve të pjesëve të veçanta në një ndërtesë banimi që kanë
lidhur kontratë për kryerjen e shërbimeve të menaxhimit me menaxherin e ndërtesave të banimit, të
mund të ndërtohet një impiant për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme deri në 6
kW, dhe energjia elektrike e prodhuar të përdoret për nevojat e pjesëve të përbashkëta në objektin e
banimit.

Sipas ministrit, për të inkurajuar investimet në burimet e rinovueshme të energjisë, Qeveria me
propozim të Ministrisë së Ekonomisë miratoi Programin për promovimin e burimeve të rinovueshme të
amvisërive për vitin 2022.

“Mjetet për realizimin e këtij programi janë në shumë prej 60.000.000 denarë dhe do të përdoren për
kompensimin e pjesës së shpenzimeve për blerjen dhe vendosjen e paneleve fotovoltaike për
prodhimin e energjisë elektrike për konsum vetanak për amvisëri, ndërtimi i të cilave është me të drejtë
pronësie ose shfrytëzimi deri në 30%, por jo më shumë se 62.000 denarë për amvisëri për vitin 2022.
Pritet që pas miratimit të ndryshimeve në Rregullore, Ministria e Ekonomisë të shpallë një thirrje
publike, në të cilën amvisëritë e interesuara do të kenë të drejtë të aplikojnë për kompensimin e një
pjesës së shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë
elektrike për konsum vetanak”, potencoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke shtuar se me
qëllim të thjeshtimit të procedurave për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në çati për prodhimin e
energjisë elektrike për konsum vetanak, Ministria e Ekonomisë propozon që të bëhen ndryshime në
Ligjin për Ndërtim, përkatësisht të fshihet dispozita me të cilën komuna nxjerr vendim për vendosjen e
sistemeve fotovoltaike të çatisë për konsumatorët-prodhuesit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia