close
Top LajmeVendi

Bekteshi: Nëse nuk zbatohet rekomandimi për kufizimin e vajit, pason vendim konkret ku parashihen sanksione

Screenshot_11

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas njoftimit të bërë për kufizimin e shitjes së vajit në sasi të madha deklaroi njëherë se vetëm është dhënë rekomandim për kufizim dhe nëse nuk zbatohet atëherë do të sillet vendim konkret dhe nëse nuk zbatohet i njejti do të ketë sanksione.

Deri te tregtarët është dhënë njoftim dhe deri të martën do të shofim si do të realizohet ki rekomandim dhe nëse vërehet se nuk implementohet të martën do të marim vendim konkret ku do të parashihen sanksione të ndryshme që parashifen me ligjin për tregti dhe njëkohësisht me ligjin e konsumatorëve deklaroi Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së djeshme ka dërguar njoftim për të gjithë shitësit, me çka ka njoftuar që për shkak të rritjes së ndjeshme të blerjes së vajit të lulediellit ushqimor nga blerësit vendorë në raport me konsumin e rregullt të vajit të lulediellit ushqimor në amvisëri, si dhe nga blerësit e huaj, gjë që prish furnizimin e rregullt në tregun vendorë.

Për të ruajtur situatën aktuale në tregun vendorë me vajin e lulediellit për ushqim në dyqane dhe për të shmangur shfaqjen e mungesës së panevojshme të vajit të lulediellit për shitësit me pakicë, kufizimi për konsumatorët do të jetë i vlefshëm deri më 31 maj 2022.

/KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia