close
EkonomiTop LajmeVendi

BEKTESHI: NESËR SHFUQIZOHET LICENSA TURISTIKE E “BESA TRANS-it”

besa-trans-2-960×582-1

Ministria e Ekonomisë nesër do ta shfuqizojë linencën për veprimtari turistike agjensionit Besa-Trans. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Raportin për punën e agjensionit e kanë marrë sot vonë nga Inspektorati i Tregut ndërsa nësër do tua merr licensën.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

“Që nga nesër do të shfuqizohet licensa e agjencisë Besa-Trans për veprimtari turistike. Kjo është një kërkesë e Ministrisë së Ekonomisë ndaj Inspektoratit të Tregut që të bëjë kontroll shtesë rreth kushteve dhe mënyrës se si ka funksionuar “BesaTrans”. Pa marrë parasysh raportin, që nga nesër, do të shfuqizohet licensa e agjencisë turistike “Besa Trans”. Duhet të bëjmë dallimin, sipas të gjitha informacioneve, ka licensë edhe për transport”

Ministria e Transportit ua ka marrë licencën për transport dhe e njëta kompani nuk ka leje për të kryer transport ndërkombëtar apo ndërkomunal.

RUFAT HUSEINI – DREJTOR NË INSPEKTORATIN PËR TRANSPORT

“Sa i përket transportit ndërkomunal dhe ndërkombëtar “Besa-transit” u janë marrë licencat dhe çertifikatat e licencave të të gjitha automjeteve. Nuk kemi informacion se është themeluar ndonjë kompani e re dhe është pajisur me licencë për punë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”.

Klan Maqedoni dje raportoi se automjetet e kompanisë Besa-Trans qarkullojnë dhe bëjnë transport të rregullt për linjen Rashçe-Kondovë-Shkup. Automjetet nuk kanë logo por targat e furgonëve janë të njejta./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia