close
Top LajmeVendi

BEKTESHI: NGRIHEN EDHE ÇMIMET E ORIZIT, PASTAVE DHE VEZËVE

krshnik bekteshi

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme Qeveria ka sjellur vendim për zgjerimin e listës së produkteve për të cilat do të vlejnë çmimet që janë aplikuar me 1 dhjetor 2021 në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Lista është zgjeruar me tre produkte të reja ushqimore bazë, oriz, vezë dhe pasta“, shkroi kështu në profilin e tij në Facebook ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

 

Sipas ministrit, ky vendim ka për qëllim dhe synon të parandalojë rritjet e mundshme të çmimeve të këtyre produkteve bazë, të cilat, si produktet e tjera ushqimore bazë, të cilat përdoren gjerësisht në ushqyerjen e popullatës.

 

“Ky vendim ka për qëllim parandalimin e ndërprerjeve të mëtejshme të tregut dhe eliminimin e pasojave të dëmshme nga çrregullimet e tregut në drejtim të furnizimit të popullatës me produkte ushqimore bazë”, thuhet në vendim.

 

Përjashtohen çmimet e zbritjes së përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021.

Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022.

/KlanMaccedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia