close
Top LajmeVendi

BEKTESHI: PAKOJA E PESTË ANTI-KRIZË NË FILLIM TË SHKURTIT

6853947F-E194-4E99-BF23-E7FEBF4707AA

EKZISTON MUNDËSIA QË LOKALET TË PUNOJNË DERI ORA 23.00


Vitin e ardhshëm, Ministria e Ekonomisë do të zbatojë disa programe për të mbështetur industrinë, inovacionin, zejtarinë, turizmin dhe promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin energjetik.Ministri i ekonomisë Kreshnik Bektesh njoftoi se kanë filluar bisedimet me odat ekonomike për pakon e pestë të masave anti krizë.

Gjatë javës së parë të shkurtit pritet që të jetë gati edhe pakoja e pestë e masave anti-krizë. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se për momentin janë duke u zhvilluar bisedimet  me Odat Ekonomike dhe me të gjithë palët e interesuar, në mënyrë që të ketë një zgjidhje më efektive.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

‘Në momentin që po flasim, masat nuk janë të dizajnuara saktësisht. Ka propozime të ndryshme, por brenda mundësive dhe fondeve buxhetore të përcaktuara për programin covid dhe natyrisht, pas takimeve me odat ekonomike, ne do të dalim dhe t’i paraqesim ato së bashku.”

Sipas Ministrit Bekteshi pakot aktuale te masave për ndihmë të bizneseve dhe qytetarëve kanë dhënë rezultatet e pritura si në drejtim të rritjes së likuiditetit të kompanive edhe në drejtim të ruajtjes së vendeve të punës. Për sektorët më të prekur siç është  turizmi dhe hotelieria, ai shtoi se do të ketë masa, por se si do të duken, ai tha se do të pritet pozicionimi I Odave Ekonomike. Bekteshi  njoftoi se edhe më tej do të vazhdoj dhënia e vauçerëve për pushime brenda vendit.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

Këtë vit, për atë qëllim, janë siguruar 15,000,000 denarë për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000. denarë.

Ministri Bekteshi në press-konferencën e sotme tha se duke marrë parasysh situatën aktuale epidemiologjike, ekzistojnë mundësitë që pas 21 Janarit, lokalet të punojnë deri ora 23.00. Bekteshi tha se nuk bëhet fjalë për protokolle të reja, por se fjalën e fundit për vazhdimin e orarit të punës së lokaleve do ta ketë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia