close
Top LajmeVendi

BEKTESHI: QENDRAT TREGTARE DUHET TË PUNOJNË TË DIELËN

D4C72CBB-3607-4BAC-BAF8-C954748F1EE2

E DIELA – DITË PUNE PËR 36 VEPRIMTARI


Sot pasdite në Shkup edhe në Gostivar dolën në protestë një grup gastronomësh, pronarë të foto studiove dhe grupe muzikore, që të shprehin revoltën e tyre për shkak të ndalesës për punë, e imponuar nga kriza korona. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi rikujton se për ata, si edhe për veprimtaritë tjera ekonomike ka siguruar ndihmë, paga dhe grante, duke refuzuar ta pranojë ultimatumin e tyre se do t’a ndërpresin veprimtarinë.

Ministri e ekonomisë Kreshnik Bekteshi nuk e mohon të drejtën e gastronomëve për të protestuar, si shenjë e pakënaqësisë që kriza korona i ka mbyllur dyert e veprimtarisë së tyre, por thotë se nuk pranon ultimatume, sepse shteti tashmë ka siguruar ndihmë si për gastronomët, ashtu edhe për veprimtaritë tjera.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Duhet ta kemi parasysh se pothuajse 8 muaj pagat paguhen nga ana e shtetit, duke përfshirë këtu edhe gastronominë dhe gjithsesi se ka edhe lehtësime të tjera në këtë sektor të rëndësishëm për vendin tonë. Në lidhje me protestat dhe me ultimatumet, unë nuk pajtohem me ultimatum, ndërsa sigurisht që i motivoj qytetarët që në mënyrë demokratike ta shprehin mendimin e tyre.”

Rreth dallimeve në rradhët e Qeverisë për atë deri në  çfarë mase duhet të reduktohet puna gjatë të dielave , si një nga masat preventive për mospërhapje të infeksionit, Bekteshi thotë.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Qëllimi ynë është se duhet të zhvillohet tregtia edhe gjatë fundjavës, ky është angazhimi ynë, sigurisht që do të ketë përjashtime. Ne jemi për atë që të gjithë punëtorët që do të punojnë të dielën të kenë të hyra shtesë për atë ditë.”

Pronarë të objekteve gastronomike, por edhe veprimtari që marrin pjesë në organizimin e dasmave, foto-studio dhe grupe muzikore sot protestuan duke kërkuar që me protokolle të posaçme  t’u lejohet që sërish të punojnë. Theksojnë se dëmi i tyre, nga mungesa disamujore e pujnës, është aq  i madh sa do të jenë të detyruar t’i heqin nga puna të punësuarit dhe ta mbyllin veprimtarinë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia