close
Top LajmeVendi

Bekteshi: Si shtet jemi të lidhur me të gjitha masat dhe detyrimet e ndërmarra nga BE në mbështetje të Ukrainës

280071464_544149530410521_6991170565761735487_n

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi po mer pjesë në takimin ministror për Bashkëpunim Rajonal për Siguri Energjetike Diversifikimin dhe Tranzicionin e Gjelbër që po mbahet në Sofje.

Në margjinat e këtij takimi Bekteshi është takuar edhe me ministrin e ekonomisë së Ukrainës të cilit  i ofroi mbështetje personale dhe institucionale, nga ku i është dekalaruar se jemi në një vijë me të gjitha sanksionet e ndërrmara nga Bashkimi Evropian në mbështetje të Ukrainës.

Me kolegun tim nga Ukraina German Galishenko në margjinat e Takimit Ministror në Sofje.
I dhashë gjithë mbështetjen time personale dhe institucionale Ukrainës.
Si shtet jemi të lidhur me të gjitha masat dhe detyrimet e ndërmarra nga Bashkimi Evropian në mbështetje të Ukrainës, ka shkruar Bekteshi/KlanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia