close
Ekonomi

BEKTESHI: TË RRISIM PRODHIMIN VENDOR TË ENERGJISË

Kreshnik_Bekteshi_Minister

Osllomej do të prodhojë energji të pastër


Pas nënshkrimit të marrëveshjes për kredi mes BERZH-it dhe SH. A. ELEM për ndërtimin e centralit fotovoltaik, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi vizitoi ish-depozitat e qymyrit në REK Osllomej ku planifikohet ndërtimi i centralit me kapacitet prej 10 megavatësh.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës në ish-depozitat e qymirit në Osllomej ku planifikohet ndërtimi i centralit me kapacitet prej 10 megavatësh njoftoi se në muajn mars do të fillojë studimi i fizibilitetit për instalimin e 20 megavatve shtesë.

Ditë më parë Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim si dhe kompani ELEM nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e qendrës fotovoltaike prej 10 mega vat në termoelektranën e Osllomej vlera e këtij investimi është 7 milionë euro, 5.9 milionë euro të siguruara nëpërmjet kredisë nga BERZH-i dhe pjesa tjetër prej 1.1 milion euro nga kompania ELEM. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia