close
Bota

BELGJIKA BËHET ME QEVERI PAS 493 DITËSH

2073623C-49AD-44F8-9108-8E6D6BDBB1D4

VENDI ISHTE PA QEVERI QË NGA 2018


Belgjika është bërë të mërkurën me qeveri të re, 16 muaj ose plotë 493 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të cilat rezultuan pa fitues të qartë. Kryeministër do të jetë Alexander De Croo ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së përkohshme që është në ballë të partisë Liberalët dhe Demokratët e Hapur Flamanë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se qeveria e spektrit të gjerë përbëhet nga një koalicion shtatanëtarësh të emërtuar Vivaldi: dy parti socialiste – njëra e rajonit frengjishtfolës e tjetra e atij falamnfolës, dy parti liberale dhe dy grupime të të gjelbërve. Koalicionit do t’i bashkohet edhe Partia Demokristiane Flamane, ndërkohë që nacionalistët flamanë, që deri tash ishin në pushtet, kalojnë në opozitë.

Bëhet e ditur se me zgjedhjen e kryeministrit nga radhët e bllokut politik flaman, koalicioni qeverisës është përpjekur të vendosë njëfarë balanci për shkak se bazën e tij parlamentare do ta përbëjnë kryesisht partitë e zonave frengjishtfolëse, për shkak të daljes në opozitë të partisë kryesore flamane  

Pritet që parlamenti belg  të konfirmojë të enjten zgjedhjen e kabinetit qeverisës dhe që kryeministri De Croo të bëjë betimin para mbretit të Belgjikës.  Agjencia franceze e lajmeve AFP thotë se me qëllim të plotësimit të masës së distancës fizike, parlamenti belg do të mblidhet në mjediset e Parlamentit Evropian.

Belgjika nuk ka pasur qeveri plotësisht funksionale që nga fundi i vitit 2018 për shkak se partia më e madhe e nacionalistëve flamanë hoqi dorë nga mbështetja e Programit të Kombeve të Bashkuara për migrimet e popullsisë.

Përveç barrierave gjuhësore-etnike në politikën belge, formimin e qeverisë e pati penguar edhe ngritja e së djathtës në Flandi dhe e së majtës në Valoni. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia