close
Sport

BELGJIKË: MARTINEZ EMËROHET TRAJNER

roberto-martinez

Belgjika ka emëruar trajner të ri Roberto Martinezin e Evertonit. Një zgjedhje e befasishme kjo nga ana e Federatës Belge që i beson një spanjolli një brez të artë lojtarësh duke dashur të përshtasë ndoshta dhe një filozofi disi ndryshe në përfaqësuese, pas një Europiani ku Belgjika u nis si pretendente, por u eliminua në cerekfinale pas një humbje 3-1 me Uellsin.

Martinez në sezonin e fundit ka drejtuar skuadrën e Evertonit në 3 sezonet e fundit ku ka bërë një punë mjaft të mirë, ndërkohë që ka një përvojë të madhe në kampionatin anglez teksa më parë ka drejtuar dhe ekipet e Swanseit dhe Wiganit.

Martinez pritet të marrë menjëherë drejtimin e kombëtares belge dhe do të prezantohet në ditët në vazhdim në detyrën e tij të re ndërkohë që objektivi i tij kryesorë do të jetë fillimisht kualifikimi për në Botërorin e Rusisë, ku është shortuar në një grup të favorshëm me Bosnjen, Greqinë, Qipron, Estoninë dhe Gjibraltarin. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia