close
Bota

BELGJIKË: SHEFJA E DIPLOMACISË NË KUJDES INTENSIV

C28CB23B-463A-4F1C-A40C-F1BEBA1B229C

Sophie Wilmes, e cila si kryeministre e Belgjikës drejtoi luftën kundër koronavirusit, tani është shtruar në spital në kujdesin intensiv me COVID-19. Siç njoftoi zyra e saj e shtypit të enjten, 45-vjeçarja dorëzoi “frenat” e qeverisë tek Alexander de Croo, ndërsa zbuloi se javën e kaluar ishte testuar pozitive. Zonja Wilmes u shtrua në spital të Mërkurën, ndërsa është në gjendje të qëndrueshme dhe e vetëdijshme.

Belgjika, një vend me 11.5 milionë banorë, është goditur rëndë nga koronavirusi dhe aktualisht po sheh një rritje shpejtë të rasteve të reja. Më shumë se 10 mijë njerëz kanë vdekur nga ndërlikimet e lidhura me koronavirusin në Belgjikë. Zonja Wilmes u bë kryeministrja e parë femër e Belgjikës në tetor të vitit të kaluar./VOA/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia