close
Top LajmeVendi

BELLANOC-STANÇIQ: KOLONA AUTOMJETESH PAS HAPJES SË KUFIRIT

Screenshot_7

Kolona automjetesh në vendkalimin e ri të hapur kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Banorët e rajonit të Kumanovës dhe të Gjilanit më në fund kanë një pikë të përbashkët për komunikim dhe lëvizje më të lirë. Deri më tani ishin të detyruar të kalonin qindra kilometra, që përmes vendkalimit kufitar në Bllacë të arrijnë në vendet e anës tjetër të kufirit.

Vetëm me letërnjoftime. Rreth 50 kilometra, brenda një ore banorët e rajonit të Kumanovës tashmë arrijnë në vendkalimin e sapo hapur kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Pas 24 orëve prej se u bë hapja e vendkalimin të ri kufitar Bellanoc-Stançiq, lëvizja, veçanërisht nga ana e Maqedonisë është shumë e madhe, por jo edhe gjithaq nga ana tjetër. Nëse paraprakisht qytetarëve u duheshin rreth dy orë dhe afërisht 100 kilometra të arrijnë në Kosovën fqinje, përmes vendkalimit të ri kufitar këtë mund ta bëjnë për një orë ose 52 kilometra deri në Gjilan të Kosovës”.

Disa në shëtitje, të tjerë për vizita familjare në fqinjëshi. Të gjithë thonë është më lehtë e më shpejtë.

Vendkalimi i shumëpritur kufitar tash është i hapur për qytetarët nga dy vendet, por sikurse në cdo pragzgjedhjeje, nuk kanë të ndalur përplasjet politike e partiake, për sukseset apo dështimet e hapjes së këtij vendkalimi kufitar. Rreth kësaj qytetarët thonë.

Një grup çiklistësh nga Kosova janë për vizitë në vendin tonë. Thonë se po ndjejnë kënaqësi jatë kësaj dite dhe se kjo është dicka e mirë për dy vendet

“Është fascinuese, tash rruga është shumë e shkurtër dhe më lehtë mund të komunikojmë. Ne shpresojmë se shumë shpejtë dy vendet Kosova dhe Maqedonia do të punojnë bashkë dhe do ta përmirësojnë ekonominë, lëvizjen e lirë të dy popujve dhe është një shenjë e mirë për unitetin dhe proesperitetin e përbashkët në kuadër të BE-së.”

Mungojnë tabelat që shënojnë vendkalimin kufitar nga ana e dy vendeve. Gjithashtu një pjesë e udhëtarëve pas kamerave janë ankuar për mënyrën e ngadalshëm të kontrollit. Ndoshta, mund të jetë këhtu, për shkak se kabinat e personave të ngarkuar për kontrolle janë shumë afër njëra-tjetrës.

Ndryshe, ndërtimi i vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq kap vlerën e 1.2 milion eurove dhe e ndërtuar me IPA mjetet e BE-së të destinuara për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Ministria e Pushtetit Lokal kishte marrë pjesë me kofinancim prej 105 mijë eurove. Paraprakisht, në kuadër të projektit të njëjtë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte ndërtuar rrugën prej 15 kilometrave nga fshati Opajë deri në vendkalimin kufitar, në vlerë prej gjashtë million euro. /Verica Dimitrijevska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia