close
Bota

BENNETT, KRYEMINISTRI I PARË IZRAELIT QË VIZITON EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Naftali_Bennett_official_portrait

Naftali Bennett është kryeministri i parë izraelit, i cili udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe për vizitë zyrtare. Naftali Bennett do të udhëtojë në vizitën e parë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të princit të kurorës së Abu Dabit, Mohammed bin Zayed,” njoftoi zyra e kryeministrit izraelit më 12 dhjetor. Të hënën, Bennett pritet të takohet me princin e Abu Dabit, Mohammed. Bisedimet në mes të dy zyrtarëve pritet të përqendrohen në raportet mes dy vendeve, ekonomi dhe rajon.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia