close
Sport

Benzema: Ramazani nuk ndikon për të keq në profesionin tim, ndihem mirë kur agjëroj

1-26

Në një intervistë të dhënë për revistën amerikane “Esquire”, Karim Benzema ka folur shkurt edhe për praktikimin e fesë Islame.

Sulmuesi i Real Madridit është njëri nga futbollistët e shumtë që agjëron gjatë muajit të Ramazanit.

Reprezentuesi francez shpjegoi në mënyrë të veçantë se agjërimi në muajin e Ramazanit nuk e pengon atë të stërvitet normalisht.

34-vjeçari gjithashtu tha se Ramazani për të është i rëndësishëm dhe se ndihet mirë kur agjëron
“Nuk ka asnjë ndikim. Ramazani është pjesë e jetës sime dhe feja ime e bën Ramazanin një obligim. Për mua, është shumë i rëndësishëm dhe ndihem mirë kur agjëroj”, tha Benzema.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia